75 Mall Live Search
10:44 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Rita Ora: U frikësova për jetën time!

Rita Ora ka zbuluar se frikësohej për jetën e saj gjatë betejës ligjore me studion diskografike, Roc Nation, të Jay Z.-së

Këngëtarja dyshonte se iu ndalua të bënte muzikë për 5 vjet pasi hodhi Roc Nation në gjyq më 2015, duke pretenduar se e kishin neglizhuar.

28-vjeçarja tha gjithashtu se frikësohej për shëndetin e saj mendor kur e mendonte se nuk do bënte më muzikë, pasi ishte gjithçka për të.

“Ishte padyshim e shqetësuar dhe po, kisha frikën për jetën time. Muzika ime është gjithçka që di ta bëj. Ndaj u frikësova”, tha këngëtarja. “Nuk e di nëse depresioni është fjala e duhur, por padyshim që u frikësova”.

Këngëtarja çoi në gjyq Roc Nation më 2015 për të ndërprerë kontratën me shtëpinë diskografike me pretendimin se ishte lënë pas dore nga kompania.

Ata kundërshtuan, duke thënë se Rita nuk kishte realizuar ende mjaftueshëm albume që të arrinin në një zgjidhje.

“Humba shumë vetëbesimin”, tha këngëtarja.

Gjithashtu akuzoi Roc Nation për diskriminim ligjor, duke theksuar se nëse do të ishte burrë, do kishte pasur rezultat më të mirë.

“U ndjeva e diskriminuar sepse isha femër”, shtoi Rita.