I detyrojnë të paguajnë 93 mijë euro për shfrytëzim prone, 2 të arrestuar në Prishtinë
Dy persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kërkuar nga viktimat që të paguajnë 93 mijë euro për të shfrytëzuar pa problem një pronë, njofton Policia e Kosovës.
Me vendim të prokurorit të të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Rasti ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Shefqet Shkupi” të kryeqytetit./Indeksonline/