Ujësjellësi vërshon në qendër të Prishtinës, gropat vështirsojnë qarkullimin
Që prej katër ditësh gypi i ujësjellësit po vërshon rrugën “Demir Vitia” (ish “Edmond Hoxha”) tek Kacallarët/Dodona në Prishtinë, ku dhe janë krijuar gropa të mëdha që po vëshrisojnë qarkullimin e veturave
Banorët janë në hall nga defektet e shpeshta të gypit të ujësjellësit dhe nga neglizhenca e kompetentëve të ujësjellësit dhe komunarëve.
Qindra vetura dhe kamionë kalojnë gjatë ditës në këtë aks rrugor, i cili prej katër ditësh është i vërshuar nga uji që rrjedh pandërprerë dhe thuajse është bërë i pakalueshëm për veturat luksoze, për shkak të gropave.
Rruga është shkatërruar që nga 2017 kur kishte shpërthyer gypi kryesor i ujësjellësit tek Kacallarët, jo shumë larg nga furra e njohur “Rekord”.
Që nga ajo kohë autoritetet e Komunës së Prishtinës nuk kane ndërmarrë asnjë veprim te evitojnë këto gropa, që kanë krijuar frustrim të madh tek banorët e lagjës.
