75 Mall Live Search
13:30 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Mënyrat për ta shpëtuar një qen

Hapi 1. Poziciono qenin tuaj si duhet

Si të shpëtoni një qen në 6 hapa

Së pari e vendos qenin tuaj në anën e djathtë.

Koka e qenit tuaj duhet të pozicionohet drejt, kurse qafa e tij duhet të drejtohet. Ky pozicionim është menduar për të hapë një frymëmarrje të drejtpërdrejtë, transmeton Indeksonline.

Në gojën e qenit, tërhiq gjuhën e tij përpara për ta bërë atë të qëndrojë në pjesën e prapme të dhëmbëve e më pas ia mbyll nofullën .

Hapi 2: Gjeje pozicionin e zemrës

Si të shpëtoni një qen në 6 hapa

Për qen më të mëdhenj, procedura kryhet në pjesën më të gjerë të brinjve të qenit, pranë zemrës, por jo direkt mbi të.

Për qen më të vegjël fuqia e shtypjes (30 bs (16.6 kg) ose më pak), ju mund t’ia poziciononi njërin gisht në njërën anë të gjoksit, kurse gishtin tjetër në anën tjetër, rreth tij, ose thjesht përdorini gishtat në majë.

Hapi 3: Kryerja e masazhit- ngjeshjes

Si të shpëtoni një qen në 6 hapa

Vendosni pëllëmbët njëra mbi tjetrën, shtyp poshtë në kafazin e brinjve të qenit tuaj. Shtyptjet duhet të jenë të forta dhe të shpejta.

Ju duhet vetëm të shtupni 1/4 deri 1/3 e gjerësisë së gjoksit të qenit.

Përsërit këto lëvizje 15 herë për afro 10 sekonda.

Për qen më të vegjël, përdorimi i gjithë pëllëmbës do të jetë shumë. Në këtë rast, thjesht përdorni gishtërinjtë për të shtypur zonën e gjoksit.

Hapi 4: Frymëmarrja artificiale

Si të shpëtoni një qen në 6 hapa

Kryej frymëmarrje artificiale pas çdo 15 ciklesh të shtypjeve.

Goja e qenit – e mbyllur.

Me gojën tënde, kalo te hundët e qenit dhe fryj butësisht. Ndërsa e bëni këtë, gjoksi i qenit do të rritet. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë përpiquni t’i fryeni më fort dhe kontrolloni të shihni nëse goja e qenit është plotësisht e mbyllur.

Midis këtyre “frymëmarrjeve” hiqni gojën tuaj nga hunda dhe dorën tuaj nga trupi për të lënë frymëmarrjen.

Hapi 5:Shtypja e barkut

Si të shpëtoni një qen në 6 hapa

Racat më të mëdha të qenve gjithashtu mund të përfitojnë nga një procedurë e shtypjes së barkut.

Kalo në zonën e barkut të qenit tuaj. Vendos pëllëmbët, njëra mbi tjetrën.

Tashti ju duhet të shtyni poshtë dhe shtypni barkun e qenit. Kjo do të ndihmojë në qarkullimin e gjakut në zemër.

Përsëriti në këtë mënyrë, 15 shtypje, një frymëmarrje artificiale dhe pastaj një shtypje barku.

Hapi 6: Përsëritja

Si të shpëtoni një qen në 6 hapa

Vazhdoni të përsërisni hapat derisa qeni të rimarrë një impuls të qëndrueshëm dhe të fillojë të marrë frymë. Bëjeni atë jo më gjatë se 20 minuta./Indeksonline/.