Vrasja në Prishtinë, forenzika arrin në vend të ngjarjes
Një i vrarë e tre të plagosur kanë mbetur nga të shtënat me armë në Prishtinë.

Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për shkak të një konflikti pronësor mes dy familjeve, transmeton Indeksonline.
Ekipi i forenzikës ka ardhur në vend të ngjarjes dhe po merret me rastin.


Derisa, edhe zyrtarët policor kanë rrethuar vendin ku ka ndodhur vrasja dhe po hetojnë rrethanat si ka ndodhur.

