75 Mall Live Search
22:30 / E Enjte, 05 Shtator 2019 / indeksADMonline

Camila Cabello flet për herë të parë për romancën me Shawn Mendes

Camela Cabello prej kohësh ka filluar një romancë me mikun e saj dhe bashkëpuntorin në këngën Senorita, Shawn Mendes.

Por, dyshja janë munduar që ta mbajnë sa më private lidhjen e tyre të dashurisë deri tani, shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Në një intervistë të realizuar për revistën Elle Magazine për numrin e ri të muajit tetor ka zbuluar detaje nga jeta e saj private.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan, të komentojnë si të duan, por ne do të jetojmë jetën tonë, ta shijojmë atë, dhe të dashurohemi në njëri-tjetrin sikur askush nuk po na shikon”, u shpreh 22 vjeçarja.

Ajo më tutje nuk hezitoj ta pranon se është e dashuruar në Shawn.

“Unë e dua atë, ne po kalojmë kohë të mirë së bashku, dua që ai të jetë i imi dhe unë e tij”, vazhdoj tutje këngëtarja.

Dyshja për herë të parë u panë së bashku në publik me 4 korrik në ditën e pavarësisë së ShBA-së./Indeksonline/