Veliu jep tender për rregullimin e varrezave në Podujevë, kaq i kushtoi!
Në fillim të këtij muaji Kuvendi komunal i Podujevës ka arritur të kurorëzonte kontratën e radhës për këtë vit.
Komuna, e cila drejtohet nga Agim Veliu i Lidhjes Demokratike të Kosovës këtë herë ka menduar aë rregullojë infrastrukturën e varrezave, shkruan Indeksonline.

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 45.953,00, porse e njëjta është arritur të nënshkruhet për 34.172,93.

Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.N “Vëllezërit Hyseni”.
Më tej bëhet e ditur se tenderi i përgjegjshëm me çmimin më të lartë ka qenë 44.016,01. /Indeksonline/