75 Mall Live Search
07:20 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Policia shënon sot 20- vjetorin e themelimit

Policia e Kosovës shënon sot 20- vjetorin e themelimit.

Më 6 shtator të vitit 1999, Misioni i OSBE-së në Kosovë, në pajtim me Rezolutën e Kombeve të Bashkuara 1244, patën hapur Shkollën e Policisë dhe kishin nisur trajnimin e kandidatëve për pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjenerata e parë e kandidatëve për pjesëtarë të këtij shërbimi nisi trajnimin në këtë qendër më 6 shtator 1999.

Kjo gjeneratë kishte 176 pjesëtarë, të cilët me sukses përfunduan trajnimin dhe pastaj nisën ushtrimin e veprimtarisë policore në tërë territorin Kosovës si policët e parë të këtij Shërbimi.

Ndryshe, në vazhdën e aktiviteteve të shënimit të 20- vjetorit jubilar të themelimit të PK-së, sot  prej orës 10:00 mbahet ceremonia kryesore si përmbyllje e të gjitha aktiviteteve njëjavore.