Remzie Osmani, po i kalon pushimet në këtë vend të bukur
Këngëtarja e njohur Remzie Osmani njihet për repertoarin e saj të pasur në muzikë, ajo ka një karrierë të bujshme dhe albumi i saj i parë u lansua në vitin e largët 1984, shkruan Indeksonline.
Duke qenë një këngëtare mjaft e kërkuar, ajo është tejet e angazhuar gjatë sezonit verorë me koncerte dhe ndeja nëpër vende të ndryshme.
Duket se më në fund ajo e ka gjetur një kohë të lire që të kaloj disa ditë pushim, e për këtë ajo ka zgjedhur Turqinë si destinacion.
Nga një hotel i bukur, ajo ka publikuar imazhe në llogarinë e saj në Instagram duke e bërë të ditur që gjendet me pushime. /Indeksonline/
