75 Mall Live Search
15:32 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Aktakuzë ndaj personit, që ka poseduar 48 kilogramë drogë

Prokuroria Themelore e Gjakovës, Departamenti për krime të rënda, ka ngritur aktakuzë kundër N.B, nga Republika e Shqipërisë, për veprën penale: “ Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, nga neni 267 paragraf 2 të KPRK-së.

Më 19.06.2019, në pikë kalimin kufitar “ Qafë Morinë”, gjatë kontrollit nga policia , në automjetin të cilin e drejtonte i pandehuri N.B., janë gjetur shtatë (7) qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë, në peshë prej 48 kilogramë e 650 gramësh, të cilën i pandehuri e kishte marrë nga Bajram Curri me qëllim trafikimi në Gjakovë.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se ai ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar më sipër.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës Themelore të Gjakovës, që i pandehuri N.M., të dënohet sipas ligjit për veprën penale, e cila i vihet në barrë.