75 Mall Live Search
17:32 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

“Kur ëndrra kthehet në realitet dhe realiteti në ëndërr” Alban Skënderaj i emocionuar për koncertin në Tiranë

Alban Skënderaj po bëhet gati për koncertin recital në Tiranë.

Koncerti i këngëtarit të mirënjohur do të zërë vend me 27 shtator në Amfiteatrin e Liqenit, ndërsa përgatitjet janë drejt finalizimit, shkruan Indeksonline.

Në një postim që ka bërë së fundi, Albani ka treguar se me padurim pret që t’i përjetoj emocionet nga koncerti.

“Kur ëndrra kthehet ne realitet dhe realiteti ne ëndërr”. Një nga momentet me te bukura te jetës dhe karrierës time. Mezi pres te ri përjetoj këto emocione me një spektakël dhe atmosfere te re por qe do te vij tek ju me te njëjtën energji dhe përkushtim”, ishin fjalët e Albanit përkrah videos së publikuar.

Kujtojmë që një koncert të tillë recital, Albani mbajti edhe në Prishtinë në muajin qershor./Indeksonline/