75 Mall Live Search
17:30 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Futbolistët e Çekisë “zbarkojnë” në stadiumin “Fadil Vokrri” për stërvitje

Nesër do të luhet ndeshja në mes kombëtares sonë dhe Çekisë në kuadër të kualifikimeve Euro2020.

Skuadra e Çekisë ka arritur në Kosovë, ku edhe janë duke i zhvilluar stërvitjet e tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”, para se të përballen nesër me Dardanët.

Skuadra e Çekisë ndoshta e ka kualitetin por ne do t’i kemi tifozët të cilët nuk do të ndalen për ta përkrahur skuadrën tonë, andaj edhe skuadra e Çekisë e ka kuptuar që do ta kenë një ndeshje mjaftë të vështirë kundër kombëtares sonë.

Kosova është duke u përballur me disa mungesa të lojtarëve për shkak të lëndimeve mirëpo sipas Challandes lojtarët do të japin maksimumin./Indeksonline/.