Nuk e fshehin më, çifti i njohur dalin publikisht
I dashuri i ri i modeles, Gigi Hadid, ylli i Bachelorette, Tyler Cameron ka udhëtuar drejt Holandës për të qëndruar së bashku me modelen në varrimin e gjyshes së saj.
24 vjeçarja dhe 26 vjeçari të cilët filluan romancë pak javë më parë, u fotografuan krahë për krah në një dalje të rrallë publike, transmeton Indeksonline.

Në varrimin e gjyshes së modeles e cila ndërroj jetë në fund të muajit gusht nga sëmundja e kancerit morën pjesë edhe anëtarët e tjetër të familjes, Bella, Jolanda dhe Anwar Hadid.
E pranishme ishte edhe ylli kosovar i muzikës, Dua Lipa e cila e shoqëroj të dashurin e saj, Anwar.

Të gjithë anëtarët e familjes Hadid dhe partnerët e tyre u fotografuan së bashku dhe dukeshin në harmoni të mirë mes veti.
Kujtojmë që Gigi fillojë lidhjen e re të dashurisë me Tyler, pas ndarjes nga këngëtari britanik, Zayn Malik.

Ndryshe, i dashuri i ri i Dua Lipës, Anwar në fillim të muajit gusht ishte në Kosovë për ta përkrahur këngëtaren kosovare në festivalin ‘Sunny Hill’./Indeksonline/