Aktakuza ndaj Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt, Ambasadori Kosnett përgëzon Prokurorinë e Prishtinës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, ka mirëpritur vendimin e djeshëm të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për ngritjen e aktakuzës ndaj dy ish-deputetëve, Milaim Zekës e Shkumbin Demaliajt.
Zeka e Demaliaj janë të dyshuar për veprën penale, kërcënin ndaj prokurorëve.
Në një reagim në twitter Kosnett ka thënë se është e papranueshme që në demokracie të kërcënohen apo të paralajmërohet hakmarrje ndaj kujtdo në sistemin gjyqësor.
”Punë e mirë nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, për ngritjen e aktakuzave ndaj dy ish-deputetëve si të dyshuar për kërcënime ndaj prokurorëve. Kërcënimet apo hakmarrja ndaj kujtdo në sistemin gjyqësor, dëshmitarëve, prokurorëve, palës mbrojtës, gjyqtarëve e policisë, është e pa pranushme në demokraci”, ka shkruar Kosnett.
Well done, Pristina Basic Prosecution Office, for issuing indictments against two former MPs for allegedly threatening prosecutors. Threats or retaliation against anyone in the judicial system – witnesses, prosecutors, defenders, judges, police – is unacceptable in a democracy. pic.twitter.com/s80T9KAef1
— Ambassador Philip S. Kosnett (@USAmbKosovo) September 6, 2019