Qëllohet me armë në kokë avokati i reperit të njohur amerikan
Avokati suedez Henrik Olssen Lilja, i cili përfaqëson reperin, ASAP Rocky është plagosur në një gjuajtje në Stokholm.
Siç raporton Forbes , Lilja u qëllua në gjoks dhe kokë të premten nga një sulmues ende i panjohur, transmeton Indeksonline.
Lilja thuhet se e thirri
vetë policinë dhe u dërgua menjëherë në një spital.
Policia ka arrestuar disa të dyshuar të cilët janë marrë në pyetje, megjithëse
tani rasti po trajtohet si një incident i izoluar.
Dëshmitarët pretendojnë se kanë parë një person të sulmojë avokatin duke e përplasur atë në tokë para se ta qëllonin të paktën dy herë.
Sipas TMZ , incidenti ndodhi jashtë një kompleksi apartamentesh ku Lilja besohet se banon.
Ende nuk dihet për gjendjen e tij shëndetësore. Besohet se policia ende nuk ka kapur njeriun përgjegjës për sulmin./Indeksonline/
