Ndryshe nga ata që u munduan të fusin dron, disa tifozë çekë blejnë shalla të Kosovës
Kanë mbetur më pak se dy orë para fillimit të ndeshjes mes Kosovës dhe Cekisë, në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.
Rreth stadiumi “Fadil Vokrri” tanimë vec kanë filluar të vinë tifozë të ndryshëm, e në mesin e tyre edhe tifozë nga Cekia.
Përvec atyre që u munduan të sjellin dronë dhe të shkaktojnë polemika për këtë ndeshje, ka edhe tifozë çekë të cilët shihen duke blerë shalla me simbole të Kosovës.

Kosova vjen në këtë ndeshje pas fitores së madhe kundër Bullgarisë, derisa ka edhe dy barazime në Grupin A – ka grumbulluar 5 pikë. Në anën tjetër, Çekia ka grumbulluar deri më tani gjashtë pikë, një më shumë se Kosova – ka dy fitore dhe një humbje.

Në total, Kosova vjen e pamposhtur që 14 ndeshje me radhë, që nga nëntori i vitit 2017, derisa Çekia s’dinë për barazim që 20 ndeshje; 11 fitore, 9 humbje. /IndeksOnline/