75 Mall Live Search
15:51 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vdes një person gjatë fluturimit me paragllajd në Prizren

Gjatë një fluturimi me paragllajd, një person në Prizren ka vdekur, ndërsa, një tjetër është lënduar.

Rastin e ka konfirmuar togeri i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

 “Rreth orës 13:00, policia është njoftuar për një incident që ka ndodhur në Prizren, në zonën ku bëhen fluturimet me paragllajd. Nga informatat e para, një 45 vjeçar ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa një person është lënduar”, ka deklaruar Osmanollaj.

Ndërsa, personi tjetër i moshës 23 vjeçare është dërguar në spital për tretman mjekësor./Indeksonline/