Mbyllet me barazim pjesa e parë e ndeshjes Kosova-Çekia
Ishin çekët ata të cilët shënuan golin e parë në ndeshje në minutën 16’, ku shënoi Schick.
Mirëpo gëzimi i çekëve zgjati vetëm 4 minuta, sepse këtë gëzim arriti ta ‘transferojë’ te Kosova, Muriqi duke shënur në minutën e 20’, shkruan Indeksonline.
Futbollistët tanë në këtë pjesë të parë kanë arritur të tregojnë mjaftë kualitet, duke na e vërtetuar se e meritojnë kualifikimin për Euro2020.
Çekët i kishin edhe disa mundësi të mira po ishte ‘gardiani’ i portës sonë Aro Muric, ai i cili i’a mohoi golat./Indeksonline/.
