75 Mall Live Search
15:55 / E Shtunë, 07 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kurti: Me trup në Zvicër por me zemër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’

Kryetari i LVV, Albin Kurti përmes një postimi ka motivuar lojtarët e Kosovës që po luajnë kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

Kurti gjendët në Zvicër, ku do të ketë diskutim publik me deputetin zviceran, Cedric Wermuth dhe bashkatdhetarët që gjendën atje, transmeton Indeksonline.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Kurtit:

Sot do të jem në Aarau të Zvicrës, ku mbahet diskutim publik mbi pjesëmarrjen demokratike, me deputetin zviceran, Cédric Wermuth, dhe me bashkatdhetarët tanë.
Me trup në Zvicër por me mendje dhe me zemër jemi në stadiumin “Fadil Vokrri”. Forca djema!