Ekipi i Kosovare Asllanit ka pësuar humbje prej 9:1 nga Barcelona
Klasikja e parë mes ekipit të femrave të Barcelonës dhe Real Madridit ka përfunduar me fitoren e thellë të blaugraneve 9:1.
Ekipi CD Tacon, që nga viti i ardhshëm do të njihet si Real Madrid ka transferuar këtë verë edhe Kosovare Asllanin por nuk arriti të bëjë ndonjë impakt në këtë ndeshje, shkruan Indeksonline.
Kjo ishte ndeshja e parë në sezonin e ri të Primera Division e që ishte fatal për ekipin e vashave të Madridit./Indeksonline/