Mbi 6 orë pritje në dalje të Merdares
Mërgimtarët të cilët po kthehen në vendet ku punojnë e jetojnë po presin deri 6 orë e 20 minuta në dalje të Merdares.
Sipas Qendrës për Menaxhim Kufitar, pritjet në këtë pikë janë 6 orë deri në 6 e 20 minuta për të dalë nga Kosova, transmeton Indeksonline.
Kurse, në pikat e tjera kufitare, gjendja është mirë dhe se ka pritje të vogla.
Në hyrje të Merdares, pritjet për të hyrë janë 5 deri në 10 minuta./Indeksonline/
