Enca krenohet me suksesin e radhës
Këngëtarja shqiptare Enca Haxhia njihet për muzikën e saj, e cila pritet mjaft mirë nga fansat e saj.
Ajo së fundmi ka publikuar suksesin e radhës të cilin ajo e ka ndarë me miliona fansa që e ndjekin në Instagram.
Kënga e publikuar 2 vite më parë ka arritur shifrën e 25 milionë dëgjimeve në kanalin Youtube, dhe kjo duket se e ka bërë krenare Encën.
Kujtojmë që këngëtarja përflitet vazhdimisht për paraqitjet e saj publike, gjithnjë të hapura si dhe për videoklipet ‘e nxehta’ të saj. /Indeksonline/
