75 Mall Live Search
10:56 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Me këngë e valle, Milot Rashica dhe Meda e kallin pas fitores së Kosovës

Dje u luajt ndeshja Kosovë-Çeki, ku ekipi përfaqësues i Kombëtares së Kosovës arriti të përmbysë rezultatin, nga 0-1, në 2-1 për të marrë 3 pikë të rëndësishme në grupin A, shkruan Indeksonline.

Kjo i gëzoi shumë tifozët e pranishëm në stadium si dhe gjithë shqiptarët, që e festuan këtë fitore ndaj Republikës Çeke.

Ndër shumë emra të njohur që festuan, u pa edhe futbollisti Milot Rashica i cili në pamundësi për të zbritur në fushë për shkak të një lëndimi, ishte ndër tifozët më të flaktë të Kosovës në stadium dhe jasht tij.

Në një video të publikuar nga këngëtari Meda, shihet Miloti duke kënduar dhe festuar së bashku me këngëtarin.

Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës në futboll, po përflitet shumë nëpër botë për shkak të sukseseve që po korrë, madje kjo i ka rënë në sy edhe trajnerit të njohur gjerman Jurgen Klopp. /Indeksonline/