Jennifer Lopez shkëlqen në fustan të verdhë në Festivalin e Filmit në Toronto
Jennifer Lopez u sigurua që e gjithë vëmendja do të bie tek ajo, derisa ajo mori pjesë në premierën Hustlers gjatë Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Toronto në Sallën ‘Roy Thomson’ në Kanada të Shtunën në mbrëmje, transmeton Indeksonline.
Këngëtarja dhe aktorja, fituese e shumë çmimeve, u shfaq tejet shkëlqyese në tapetin e kuq me të fejuarin e saj Alex Rodriguez.
E veshur me një fustan të verdhë nga ‘Maison de Couture’ ajo morri gjithë vëmendjen.
Kujtojmë që J.Lo, edhe pse ka 50 vjet, gëzon një pamje fantastike. /Indeksonline/



