75 Mall Live Search
19:38 / E Diele, 08 Shtator 2019 / indeksADMonline

Djali i Adem Demaqit në listën e kandidatëve për deputet të PDK-së

Djali i Adem Demaqit, Shqiptari është në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së.

Në koneventen e PDK-së, ku pritet të nominohet zyrtarisht Kadri Veseli, kandidat për kryeministër, kur është përmendur emri i Shqiptarit, të gjithë antarët janë ngritur në këmbë dhe kanë duartrokitur.

Shqiptari në listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie mban numrin e 55.

Pos Demaqit, janë shumë emra të rinj që do të garojnë për deputet të PDK-së.

Është edhe Ariana Musliu Shoshi,  Besa Ismaili-Ahmeti e figura të tjera të cilët janë pjesë e listës zgjedhore që do të garojnë për deputet./Indeksonline/