Mavraj i reagon ashpër Rudi Vatës, pasi ky i fundit e kritikoi për lojën ndaj Francës
Një deklaratë e Rudi Vatës në mediat shqiptare pas ndeshjes Francë – Shqipëri (4:1), ku kishte thënë se Mërgim Mavraj nuk duhet të ftohet më në ekipin kombëtar, ka sjell një reagim të ashpër të kapitenit kuqezi.
Mavraj përmes një postimi në Instagram ka shpërndarë një fotografi të legjendës kuqezi, Fatmir Vatës të shoqëruar me fjalët ‘unë vetëm një Vatë njoh’.
Më herët ndaj deklaratës së Rudi Vatës kishte reaguar edhe trajneri Afrim Tovërlani i cili Vatën e kishte cilësuar si “Rudi bastorja”
