Llapjanët në “lloq”, problemin me rrugë s’ua zgjedhin dot
Tash e sa vite qytetarët e Podujevës vazhdojnë të përballen me rrugët e ndotura përplot me lloq.
Kështu, në rrugen “Zahir Pajaziti”, tash e sa vite hapen e mbyllen gropa e kanalizime të shumta, gjë e cila e pamundëson frekuentimin e shumë banorëve në këtë pjesë, shkruan Indeksonline.

Infrastruktura e keqe dukshëm po u shkakton dëmë edhe bizneseve përreth, kjo pasi që punimet që kanë nisur përreth një viti më parë janë në nivel të ngadalshëm.
Ndryshe, kjo rrrugë është paraparë të zgjerohet me tri korsi punimet e së cilës pritet të përfundojnë në fund të këtij viti. Kosto e këtij investimi ka kushtuar hiç më pak se 1 milion e e 150 mijë euro.

Ndryshe, po ashtu në këtë rrugë e cila pritet të bëhet bulevardi i cili ka dështuar dy herë, është shkatërruar asfalti i cili ishte shtruar pak para zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në Kosovë.

