34 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24- orëve të fundit në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 34 aksidente trafiku, prej të cilave 15 kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 19 të tjera me dëme materiale, transmeton Indeksonline.
Policia, po ashtu ka bërë të ditur se ndaj gjithë pjesëmarrësve në trafik që kanë shkelur rregullat në komunikacion janë shqiptuar 901 gjoba kundërvajtëse./Indeksonline/