Në listën e PDK-së për deputet edhe këngëtari i njohur
Partia Demokratike e Kosovës e ka publikuar dje listën e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 6 tetorit.
Në listë është edhe emri i këngëtarit të njohur kosovar, Fahrush Azemi.

Autori i shumë hiteve është me profesion arkitekt.
“Bardhoshkë e bardhë” dhe “Të kam në zemër Kosovë” janë disa nga hitet e tij./Indeksonline/