Veseli shkrin gazit: Thojshin që ka me na mujtë Çekia
Kryeparlamentari dhe njëherit kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, në faqen e tij zyrtare Facebook ka postuar një video mjaft interesante.
Ai shihet duke qeshur, derisa bashkë me të shihen edhe djemtë e Kombëtares sonë, të cilët shënuan fitore kundër Çekisë të shtunën, duke bërë gjithë popullin shqiptar krenar, shkruan Indeksonline.
Kjo pjesë e videos së Veselit, janë prapaskenat e një videoje, të cilën ai e ka publikuar para ndeshjes në fjalë, deri sa shihet duke qeshur me lot.
E përbri këtij postimi Veseli shkruan:
Thojshin që ka me na mujtë Çekia