Rita Ora flet sërish për biseksualitetin e saj
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora, ka folur edhe njëherë tjetër për biseksualitetin e saj.
Ajo ka treguar se është e hapur rreth kësaj teme, kur është pyetur rreth seksualitetit të saj, duke thënë se jeta e saj e dashurisë është ” pa dukje dhe pa gjini”.
Këngëtarja 20- vjeçare tha për “Daily Star Online” se nuk diskriminon askënd dhe se ndjek zemrën e saj dhe lidhet më këdo.
“Unë admiroj bukurinë edhe të burrave edhe të grave. I shoh gjërat pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin”, tha ajo.
Siç theksoi “Daily Mail”, Rita Ora ka qenë e hapur për seksualitetin e saj më parë, madje këtë e ka diskutuar në këngën “Vajzat”.
Në intervistën e fundit, Ora tha se kënga kishte si qëllim të përfaqësonte një “përvojë shumë të vërtetë dhe të ndershme në jetën time’.
Këngëtarja tha se ajo ka pasur marrëdhënie romantike me burra dhe gra gjatë gjithë kësaj pjese të jetës së saj.