Vrasje në tentativë, në Pejë, arrestohet i dyshuari
Lidhur me rastin “Vrasje në tentativë” të ndodhur me 2 shtator në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, Policia e Kosovës pas një pune intensive operativo-hetimore arrestoi të dyshuarin A.GJ., i lindur në vitin 1982.
Tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar arma e tipit “Pietro Bereta” cal. 9mm, 1- karikator dhe 2 fishekë 9mm, e cila dyshohet së është përdorur në rast.
Pas intervistimit nga hetuesit Rajonal në koordinim me Prokurorin e shtetit, rasti ri kualifikohet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”
Me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit prej 48- orëve.
Ndryshe, më 2 shtator policia kishte njoftuar se i dyshuari kishte shtënë 3 herë në drejtim të disa personave, por kishte arritur të shkaktonte vetëm dëme në veturën e viktimave.