1.333 tiketa të shqiptuara, 43 aksidente dje, në Kosovë
Gjatë 24- orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 43 aksidente, ku 1 nga to ka përfunduar me fatalitet, 20 me të lënduar kurse 22 të tjerë pa të lënduar.
Policia e Kosovës gjatë ditës dje ka shqiptuar gjithsej 1.333 tiketa për mosrespektimin e rregullave të trafikut.
Kurse për vepra të ndryshme penale janë arrestuar 24 persona,/Indeksonline/
