75 Mall Live Search
15:19 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Fillon hapja e 101 barnatoreve të reja të klinikave dhe reparteve në QKUK

Ka filluar hapja e 101 barnatoreve të reja të klinikave dhe reparteve në QKUK. Këto baranatore do te jenë të monitoruara me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar si dhe asnjë ilaq që u dedikohet pacientëve nuk do te humbasë më.

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili përmes një postimi në Facebook e ka bërë të ditur hapjen e këtyre barnatoreve, ai gjithashtu ka thënë se për 20 vite nuk ka pasur asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK./Indeksonilne/

Postimi i plotë:

Ka nisur hapja e 101 barnatoreve të reja të klinkave dhe reparteve në QKUK, që pacientët të kenë barnat të cilat kanë nevojë afër dhe të sigurta. Për 20 vjet nuk ka pasur asnjë sistem të mirëfilltë se si janë menaxhuar barnat në QKUK. Çdo barnatore tashmë është e monitoruar me sistem elektronik, kamera, barkode dhe dyer me qasje të kufizuar. Asnjë ilaç që u dedikohet pacientëve nuk do të humbas më. #BashkëeNdreqim