75 Mall Live Search
17:10 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Lajmërohet Thaçi nga Pallati Mbretëror, ushqen peshqit sipas traditës japoneze

Presidenti i Kosovës, në profilin e tij në Instagram ka postuar një video, ku shihet duke ushqyer peshqit bashkë me kryebashkiakun e Kyotos.

Ai në video ka shkruar “Në pallaqin mbretëror Në Kyoto, duke i ushqyer peshqit, sipas traditës japoneze.

 Krerët e shtetit që vizitojnë Pallatet Mbretërore, ftohen që të ushqejnë peshqit. Këtë e kishte bërë edhe presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Thaçi, gjatë ditës ka zhvilluar takime të shumta me përfaqësues shtetëror dhe të Odave Ekonomike.