75 Mall Live Search
19:12 / E Martë, 10 Shtator 2019 / indeksADMonline

Gjobitet kompania, kamioni i së cilës ndoti rrugët në Prishtinë

Shpesh rrugët e vendit tonë i shohim tërë baltë, ndërsa ndotja më e madhe e tyre vjen pikërisht nga kamionët e ndryshëm.

Por, sot një kompani ka marrë një gjobë nga inspeksioni në kryeqytet.

Drejtori i Inspeksionit  në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, ka treguar përmes një fotografie se një kompani për ndotje të rrugës mori dënim prej 300 euro, përcjellë Indeksonline.

“Kompanitë e ndërtimit duhet të kujdesen që makineritë e tyre t’i pastrojnë në vendpunishte. Ndryshe, gjobiten për ndotje të rrugës”, ka shkruar Tahiri./Indeksonline/