Veseli me ambasadorin britanik shikojnë ndeshjen Angli – Kosovë
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka ndjekur sonte ndeshjen ndërmjet Anglisë dhe Kosovës bashkë me ambasadorin e ri të Britanisë së madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, shkruan Indeksonline.
Në një lokal në qendër të Prishtinës, kreu i PDK-së ka bërë tifo për Kosovën ndërsa diplomati britanik për Anglinë, ndërsa janë duartrokitur nga shumë qytetarë që po ndiqnin ndeshjen në këtë lokal ku rezultati final ishte 5:3 për Anglinë.
“Duartrokitje të forta për djemtë e Kosovës dhe gjithmonë në përkrahje të Kombëtares sonë!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook pas përfundimit të lojës.