Dënohet me 20 muaj burg, pasi ia shqeu hixhabin dhe i kapi për flokë dy gra muslimane
Një 21 vjeçare asistente e kujdesit shëndetësor në Angli, është dënuar me 20 muaj burg pasi sulmoi dy
Ellie Burns u akuzua për sulm racist, përderisa një gruaje i shqeu hixhabin dhe një tjetër e shtyu për tokë rrugëve të Yorkshire, shkruan Daily Mail- transmeton Indeksonline.
Një asistent i kujdesit është burgosur për 20 muaj për grushtimin e një gruaje muslimane në një rrugë në Yorkshire dhe tërheqjen e hixhabit të saj.
Burns sulmoi këto dy gra muslimane pasi që të njëjtat u ankuan se ajo po këndonte raciste.
E akuzuara sulmoi gjithashtu një oficer policie të thirrur në vendngjarje.
Nga ana e tij oficeri Bridge tha se sulmi racist kishte një ndikim të madh tek viktimat, të cilat mbetën të shqetësuara thellësisht.
Sulmi në fjalë ndodhi vetëm 25 ditë pasi Burns kreu një dënim tjetër për sulme të nxitura ndaj personave tjerë. /Indeksonline/