15:18 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kompany nuk do të luaj në ndeshjen e tij lamtumirëse me Manchester City

Vincent Kompany ka konfirmuar se ai nuk do të luajë në ndeshjen lamtumirëse të tij me Manchester Cityn.

Kompany, 33 vjeç, do të bëjë një lamtumirë emocionuese në Etihad sonte në mbrëmje kur një skuadër e legjendave të Manchester City përballet me një ekip të përbërë nga yjet e Premierligës.

Por, lojtari i  Anderlecht ka njoftuar se nuk do të luajë për shkak të një problemi në kofshë, transmeton Indeksonline.

Kompany u sforcua si shumë në fitoren e Anderlecht ndaj Genk para pushimit ndërkombëtar dhe nuk është rikuperuar në kohë.

Duke folur para mediave para ndeshjes, ai tha: “Fatkeqësisht, nuk do të luaj.

“Unë  kam një dëmtim të lehtë, kështu që nuk mund ta rrezikoja sonte, por ka lojtar të jashtëzakonshëm.

Sergio Aguero, David Silva dhe Mario Balotelli janë ndër yjet e Man City që kalojnë në fushë në Etihad.

Ata do të vijnë kundër ish-lojtarëve të Premier League Thierry Henry, Cesc Fabregas dhe Gary Neville në përplasje./Indeksonline/