75 Mall Live Search
21:31 / E Mërkurë, 11 Shtator 2019 / indeksADMonline

Ava Max arrinë shifra të larta të dëgjueshmërisë për një muaj

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Ava Max po korrë suksese të mëdha në skenën muzikore botërore, duke pasuar rrugën e trasuar nga Rita Ora, Bebe Rexha e Dua Lipa të cilat tanimë kanë prekur top listat botërore, shkruan Indeksonline.

Edhe Ava, duket se po arrinë me sukses, hap pas hapi të ndërtojë karrierën e saj, me këngë që po priten tejet mirë nga publiku gjithandej.

Puna e vazhdueshme dhe talenti i Ava Max tanimë ka filluar të shpërblehet.

Në platformën muzikore ‘Spotify (Shuffle play)’ ajo ka arritur shifra të larta të dëgjueshmërisë.

Për një muaj, ajo ka mbledhur rreth 19.162.030 dëgjime, duke u ndjerë krenare për këtë arritje të saj. /Indeksonline/