Viçi i lindur me “fytyrë njeriu”
Një viç me “fytyrë njeriu” lindi në fshatin e vogël të Vila Ana, Argjentinë.
Kafsha për fat të keq ngordhi brenda disa orësh pas lindjes, por pronari i saj e filmoi atë, kështu që pamjet u publikuan më vonë në YouTube.
Krijesa lindi me një hundë dhe gojë të vogël dhe gjendja e saj ishte aq e keqe sa luftonte të ngrinte kokën, transmeton KosovaPress.
Eksperti i gjenetikës, Nicolas Magnago tha për mediat lokale se kafsha është lindur me një mutacion të rrallë gjenetik.