Gazetari sportiv kontrabandon emigrantët, pushohet nga puna
Televizioni slloven ka larguar nga puna një gazetar të sportit që kontrabandonte emigrantë nga Pakistani.
Reporteri i POP-TV është arrestuar pasi policia zbuloi katër migrantë nga Pakistani javën e kaluar pranë Çatez, në automjetin e tij.
“Na vjen keq për këtë ngjarje. Ne nuk ishim të informuar për sjelljen e gazetarëve të redaksisë sonë sportive jashtë vendit të punës, dhe nuk dimë për ndonjë rrethanë personale në të cilën ai e gjeti veten, ” njoftoi POP-TV.
Gazetari, identiteti i të cilit nuk u zbulua nga televizioni, përballet me deri në pesë vjet burg, transmeton KosovaPress.
Sipas gazetës ‘Slovenske Novice’, bëhet fjalë për 29-vjeçarin me inicialet Zh. L. nga Velenje, i cili ndoqi sportet me motor.
Mediat raportuan se ai filloi të merrej me kontrabandën e migrantëve të paligjshëm për shkak të problemeve financiare.