Gjilani, i gatshëm për ndeshjen kundër Drenicës
Skuadra e Gjilanit e ka marrë me mjaft seriozitet duelin e fundjavës që do ta luajë kundër Drenicës.
Nën drejtimin e Gentjan Mezanit, skuadra ka zhvilluar gjatë ditës së sotme stërvitje, e cila ka zgjatur për rreth 2 orë.
Sipas këtij klubi lojtarët kanë treguar formë fizike të kënaqëshme dhe nuk u ka munguar dëshira e madhe për stërvitje.
Po ashtu kjo skuadër do të vazhdojë stërvitje edhe gjatë ditës së nesërme./Indeksonline/.