75 Mall Live Search
08:34 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shkon në 7 numri i viktimave nga sulmi terrorist, në Turqi

Numri i viktimave nga sulmi terrorist që ndodhi në juglindje të Turqisë është rritur.

Siç raporton agjencia Andolu Agency,  gjashtë u vranë në vend dhe njëri nga të plagosurit në spital vdiq duke rritur numrin e viktimave në shtatë, transmeton Indeksonline.

Raportohet se eksplozivi i bërë me dorë ka shpërthyer gjatë kalimit të një automjeti civil që transportonte punëtorët e pyjeve.

Dyshohet se sulmin e ka bërë organizata terroriste PKK.