75 Mall Live Search
08:49 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Big Basta – dedikim për Vesa Lumën në përvjetorin e martesës

Edhe Big Basta ka një dedikim të bukur për Vesa Lumën në përvjetorin e martesës

Reperi nga Shqipëria Gerald Xhari apo si njihet ndryshe Big Basta prej 4 vjetësh është i martuar me këngëtaren nga Kosova, Vesa Luma, shkruan Indeksonline.

Ata janë një çift mjaft i dashur për publikun dhe paraqitjet e tyre publike së bashku nuk janë të rralla.

Tashmë ata janë edhe prindër të një djali që e kënë pagëzuar Lian.

Në përvjetorin e katërt të martesës Big Basta ka bërë një dedikim për gruan e tij duke shkruar: “Kaq shume vite bashke dhe kaq shume kujtime dhe momente te bukura bashke. Nje bekim me emrin Lian dhe nje dashuri qe rritet cdo dite e me shume. Eshte shume e thjeshte te postosh nje status ne insta por nuk e shpreh dot cka vertet ndjej. Besimi, respekti por mbi te gjitha krenaria qe me beni te ndjej nuk ka asnje te krahasuar. Happy anniversary my one and only Vesa Luma ! Edhe 100 jete te tjera bashke!”. /Indeksonline/