Ia merr veturën pa e paguar, arrestohet në Gjilan
Një person është arrestuar në fshatin Llashticë të Gjilanit.
Kjo pasi që ai me anë të paraqitjes së rreme dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, ka mashtruar ankuesin të cilit ia ka marrë veturën me premtimin se do t’ia bënte pagesën.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje 48 orë.