Suso pret sinjalin nga klubi
E ardhmja e Susos me AC Milanin nuk është vendosur akoma.
Kontrata e tij e tashme me klubin skadon në 2022, kjo është arsyeja pse rinovimi nuk është përparësi për kuqezinjtë për momentin.
Sidoqoftë, anësori spanjoll pret të paktën një sinjal nga menaxhmenti, transmeton Indeksonline.
Reprezentuesi spanjoll ishte tërë kohën e afatit kalimtar me të ardhme të pazgjidhur, megjithatë ai qëndroi në Milan të paktën deri në janar./Indeksonline/