75 Mall Live Search
12:41 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Cardi B s’ja lëshon rrugën Rihannas me dukjen në “Diamond Ball”

Rihanna themeloi fondacionin në vitin 2012 “Diamond Ball”  për nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite.

Fondacioni ndihmon në mbështetjen e programeve të reagimit emergjent në të gjithë globin, transmeton Indeksonline.

Aktualisht fondacioni ka programe arsimore në Malawi, Barbados, Senegal, së bashku me një program reagimi urgjent në Karaibe.

Ngjarja magjepsëse e këtij viti po mbahet nga Seth Meyers, madje do të ketë shfaqje nga Pharrell dhe DJ Khaled.

Edhe Rihanna u shfaq në këtë organizim teksa ishte e veshur me një fustan të zi të markës ‘Givenchy’ që nxirrte në pah format e saj trupore në tapetin e kuq.

Por një dukje mjaft të veçantë e paraqiti edhe reperja Cardi B e cila me një fustan rozë, paraqiti pamjen e një ‘princeshe’, duke mos ja lëshuar rrugën, këngëtares legjendare Rihanna. /Indeksonline/