75 Mall Live Search
14:48 / E Premte, 13 Shtator 2019 / indeksADMonline

Reçica kërkon mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar rrugën e suksesit

Ministri në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skënder Reçica ka thënë se Nisma Socialdemokrate është familja politike, shembull se si duhet dhe mbrohet vendi, se si vlerat socialdemokrate ngrisin nivelin e mirëqenies së përgjithshme qytetare.

Reçica, i cili është kandidat për deputet nga koalicioni Nisma-AKR-PD ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të vazhduar rrugën e suksesit në shërbim të tyre.

“Atdhedashuria kultivohet përmes punës, përkushtimit e mbajtjes së fjalës. NISMA Socialdemokrate është familja politike, shembull se si duhet dhe mbrohet vendi, se si vlerat socialdemokrate ngrisin nivelin e mirëqenies së përgjithshme qytetare. Për të vazhduar rrugën e suksesit në shërbim të qytetarëve, kërkoj mbështetjen e juaj që zëri i interesit tuaj të dëgjohet fuqishëm në Parlament dhe të përmbushim qëllimin, për vendin që duam, BASHKË PËR SHTETIN!”, ka shkruar Reçica në profilin e tij në Facebook.

Ndryshe dikasteri që ka drejtuar Reçica për gjysmë mandati qeverisës është renditur në krye të institucioneve të vendit për përmbushjen e obligimeve që dalin nga Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabibilizim-Asociimit (PKZMSA) dhe Agjenda për Reforma Evropiane (ERA) për vitin 2018.

Në bazë të një raporti të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, MPMS e udhëhequr nga Skender Reçica del të jetë e para duke përmbushur plotësisht obligimet për MSA-në dhe ERA-n.

MPMS edhe në bazë të një raporti të publikuar nga Lëvizja FOL, doli të jetë e para në zbatimin e objektivave në kuadër të planit të saj të punës për vitin 2018.

Reçica në listën për deputetë mbanë numrin 14./Indeksonline/