Apple shfaqi një mesazh sekret në eventin e madh të Iphone 11
Apple gjatë eventit të madh ku prezantoi Iphone 11, shfaqi një mesazh sekret në video, dhe kjo gjë nuk i shpëtoi shikuesve.
Apple lëshoi një video për vitin 2019, ku prezantoi iPhone 11, shkruan Indeksonline.
Gjatë videos shfaqet një foto me kode, ku mes tyre është edhe kodi “09102019”, që përfaqëson datën e ngjarjes së Apple, 10 Shtator 2019.
Por kjo i bëri adhuruesit e Apple, që ta ndalin videon, dhe ta konvertojnë kodin binar.
Nëse përktheni kodin binar duke përdorur konverutesin, atëherë teksti është “Ju humbët kohë duke e përkthyer këtë? Ne ju duam.”
Kodin binar mund ta gjeni në këtë video, minuta e 1:23./Indeksonline/